Velkovski: Ka abuzime në sistemin e ndihmës sociale, janë formuar tashmë lëndë

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, në emisionin “Biznis21” në TV21 zbuloi se ka abuzime në sistemin e ndihmës sociale.

Siç tha ai, tashmë janë formuar lëndë.

“Presim masa konkrete nga Prokuroria Publike. Ne si sistem kemi futur një metodologji të re – sistemin SVI, që do të thotë mbyllje të të gjitha bazave në mënyrë që të mos ketë abuzime të tilla dhe të mos përballemi me to”, tha Velkovski.