Banori i Leshnicës: “Shkolla u ndërtua falë Ilire Dautit, e jo Blerim Sejdiut – Atij votën nuk i jap kurrë!” (VIDEO)
Një qytetar nga fshati Leshnicë ka reaguar ashpër në një intervistë për TetovaSot, duke theksuar se meritat për ndërtimin e shkollës së re në fshat i takojnë deputetes së AKI-së, Ilire Dautit, dhe jo kryetarit të komunës së Zhelinës Blerim Sejdiut.
“Shkolla në Leshnicë u ndërtua falë Ilire Dautit, e jo Blerim Sejdiut. Atij votë nuk i jap kurrë!”, u shpreh qytetari me vendosmëri.