Prezantohet projekti francezo-gjerman “Çarshia e Vjetër e Shkupit – Vizioni për të ardhmen”, në fokus trashëgimia kulturore
Për të sensibilizuar audiencën, veçanërisht gjeneratat e reja, në rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, për të stimuluar kreativitetin e tyre përmes punëtorive multikulturore dhe për të kuptuar më mirë historinë e qytetit të vjetër në mënyrë që të parashikojnë më mirë të ardhmen. Këto janë qëllimet e projektit francezo-gjerman “Çarshia e Vjetër e Shkupit – Vizioni për të ardhmen” të cilat sot i theksoi ambasadori francez në vend Kristof le Rigoler.
Projekti u hap nga ambasadorja e Republikës federale të Gjermanisë në vend, Petra Drekseler, dhe ambasadori francez, Kristof le Rigoler, të cilët nënvizuan se midis Francës dhe Gjermanisë ka një traditë të gjatë bashkëpunimi të përbashkët në vendet e treta, kryesisht në fushën kulturore, por edhe në fusha të tjera. Potencoi se ekziston një traditë bashkëpunimi midis dy ambasadave, Institutit Gete dhe instituteve franceze në mbarë botën.
“Dëshira jonë e përbashkët është të mbështesim diçka që është pranë zemrës, që është mbrojtja e trashëgimisë kulturore, ndërsa veçanërisht të mbështetemi te të rinjtë të cilët do ta realizojnë atë projekt. Me një theks të fuqishëm multikulturor i cili për ne është shumë i rëndësishëm. Besojmë se vendi në të cilin jetojmë ka gjithashtu pjesën e vet për të ndarë në një nivel multikulturor dhe ndërfetar, në mënyrën se si zhvillohet jeta. Ky mesazh, ai dialog është i rrënjosur në të kaluarën, por është dhe një mesazh i vullnetit dhe dëshirës politike të sotme, si dhe i dëshirës së të rinjve”, potencoi ambasadori francez Le Rigoler.
Dhe ambasadorja gjermane Drekseler theksoi se ky është një bashkëpunim francezo-gjerman, gjegjësisht Instituti Gete dhe Instituti francez i Kulturës në mbarë botën janë partnerë dhe mundësojnë njohjen e perspektivave të ndryshme.
“Në këtë projektin tonë gjermano-francez-maqedonas, bëhet fjalë për njerëz të cilët kanë përvoja të ndryshme dhe të cilët do të punojnë në këtë. Të gjithë këtë do ta përktheni në mënyrën se si e shihni qytetin e vjetër të Shkupit. Përvoja të cilën do të sillni me vete do të ndikojë në mënyrën se si e shihni qytetin. Besoj se do të ketë disa befasi në lidhje me atë se si do ta shfrytëzoni praninë e ekspertëve në këtë temë. Shpresoj që do të keni sukses në zhvillimin e një perspektive të përbashkët të cilat i keni nga përshtypjet dhe perspektivat e ndryshme”, tha Drekseler.
Rreth 20 studentë të Maqedonisë do të marrin pjesë në projekt dhe janë planifikuar pesë punëtorë, të cilët do të punojnë kryesisht në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe në institute.
Në projekt do të marrin pjesë rreth 20 studentë, ndërsa janë parashikuar gjithsej pesë puntorë, të cilët kryesisht do të realizohen në Çarshinë e Vjetër dhe në institute. Studentët do të punojnë me ekspertë, mes të cilëve do të ketë dhe të ftuar fotograf nga Gjermaina. Do të mbahet një punëtori për fotografi me studentë nga Fakulteti i artiti figurativ – Shkup. Me shkrimtarë francezë nga Katedra e gjuhës frënge do të krijojnë she do të shkruajnë ekste me temën: “Çarshia”. Me studentët nga Fakulteti i arteve dramatike – Shkup do të incizohet një film dokumentar i shkurtër, do të ketë punëtori me profesoreshën nga Fakulteti arkitekturës në Shkup prof. dr. Divna Peshiq, një pjesë historike me studentë nga Katedra e historisë me profesoreshën Daniella Nikollova. Ideja është që pas këtyre tre ditëve të bëhet një prezantim si pjesë e manifestimit “Nata e Bardhë” në Suli an dhe të planifikohet një koncert “Paris-Berlin-Shkup” me digxhej Bojan Janev, Darko Jordanov dhe një dixhej nga Parisi.