“40 mijë euro në dorë ia kemi dhënë komunës, por as 10 metra kanalizim! Turp për Blerim Sejdiun”, thonë banorët e Leshnicës të komunës së Zhelinës (VIDEO)
Banorët e fshatit Leshnicë e Poshtme kanë ngritur zërin kundër kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, për neglizhencën e tij ndaj një projekti jetik për banorët – rrjetin e kanalizimit, raporton TS.
Në një intervistë për portalin TetovSot, banorët janë shprehur të indinjuar se pavarësisht se kanë mbledhur vetë mbi 40 mijë euro për të financuar ndërtimin e kanalizimit, komuna nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret.
“Ne si fshat jemi vetëfinancuar, mbi 80% e shumës është mbledhur dhe ia kemi dorëzuar personit përgjegjës të komunës. Kanë kaluar muaj të tërë dhe nuk është bërë as 10 metra kanalizim.”, ka thënë një nga banorët.
“Kanë lip nga 200 euro për të rrjetin e kanalizimit ne i kemi dhënë parat e kanalizimi nuk oshtë askund”, tha një banor tjetër. /TS