Nga Arian Galdini
Shqiptarizmi është frymë që mban tokën gjallë dhe dritë që ngjit rrënjët lart.
Në këtë bosht ngrihet e djathta e re, etikë dinjiteti, program punësh të mira, sovranitet kulturor që e lidh Shqipërinë me Evropën duke ruajtur gjuhën, kujtesën, besimin.
Fjala kthehet në veprim.
Kujtesa kthehet në rend.
Identiteti kthehet në zhvillim.
Dinjiteti si kontratë e re shoqërore.
Qytetari kërkon të shihet, të dëgjohet, të vlerësohet. Francis Fukuyama e përkufizon këtë si kërkesën themelore të epokës sonë, dinjiteti si bërthamë e politikës që funksionon.
E djathta e re e shkruan në nenin e parë, ligji mbron lirinë, institucioni respekton njeriun, politika shërben me fjalë të thjeshta dhe të vërteta. (Fukuyama, 2018)
Shteti-komb si kornizë lirie.
Kujtesa e përbashkët i jep hapësirës politike busull dhe kraharor.
Yoram Hazony e sheh pluralitetin e kombeve të lira si burim kapitali moral dhe stabiliteti.
Integrimi europian rrit peshën e shtetit-komb kur ai ngrihet mbi drejtësi të besueshme, gjuhë të pastër dhe besë qytetare.
Identiteti orientohet drejt bashkëpunimit. (Hazony, 2018)
Nga meritokracia e ftohtë te dinjiteti i punës.
Michael Sandel paralajmëron, rendi publik humbet shpirtin kur suksesi bëhet moral i fitimtarëve, ndërsa dështimi rëndohet si faj. E djathta e re vendos dinjitetin e punës në qendër, përpjekja shpërblehet, shkolla hap udhë, tregu njeh meritën, shoqëria e shndërron në të mirë të përbashkët. (Sandel, 2020)
Etika e Shqiptarizmit Performues (EShP).
Këtu vendoset nënshkrimi ynë teorik. Shqiptarizmi kthehet performues kur hija e fjalës bie mbi tokën e veprës.
Tri shtylla e mbajnë:
Dinjitet në shërbim, rregulla që flasin vetë, matje që shndërrojnë dritën në shifër, libra që hapen si dritare.
Punë të mira, paga e lidhur me produktivitetin, aftësi që rriten bashkë me firmat, prona që respekton fytyrën e punëtorit.
Kulturë që eksporton, gjuhë, art, kuzhinë, shërbime krijuese, identiteti si avantazh ekonomik.
Programi i punëve të mira.
Dani Rodrik flet për një industrializëm të ri, politika vend-për-vend, klastra prodhimi, bashkë-investime, arsim profesional të lidhur me ekonominë reale.
Kjo metodë shndërrohet natyrshëm në EShP (Etika e Shqiptarizmit Performues), turizëm me standard dhe fisnikëri, agropërpunim me markë të besueshme, industri kulturore që ngre vlerën e vendit, teknologji që i jep krah punës. (Rodrik, 2022–2023; Juhász et al., 2023/24)
Teknologjia si krah i njeriut.
Epoka digjitale merr kuptim kur makineritë zgjerojnë horizontin njerëzor.
Daron Acemoglu dhe Simon Johnson theksojnë modele inovacioni që forcojnë aftësitë dhe shpërndajnë përfitimet gjerësisht.
E djathta e re zgjedh inovacion që fisnikëron punën dhe krijon vendoste me vlerë të shtuar. (Acemoglu & Johnson, 2023)
Besimi si valuta e shtetit.
OECD e mat qartë, aty ku qytetari beson, politikat gjejnë udhë më të drejtë dhe zbatimi merr ritëm.
Besimi ndërtohet me shërbim që respekton dinjitetin, procedura të arsyeshme, të dhëna të hapura, drejtësi që ndriçon. EShP (Etika e Shqiptarizmit Performues) e përkthen në praktikë të përditshme, radhë të pakta, përgjigje të shpejta, gjuhë të kthjellët. (OECD, 2024)
Ekonomi që flet gjuhën e vendit.
Banka Botërore kërkon lidhje tregjesh, konkurrueshmëri reale, reforma të besueshme në Ballkanin Perëndimor.
E djathta e re e kthen në hartë që flet shqip, rrugë që lidhin tregtinë me jetën, standarde që hapin dyer, administratë digjitale që kursen kohë dhe nerva, eksport identiteti që jep fytyrë në tregjet e mëdha. (World Bank, 2024–2025)
Antidot ndaj polarizimit.
Pippa Norris dhe Ronald Inglehart tregojnë se shoqëritë humbasin qetësinë kur rrëfimi i përbashkët zbehet.
Shqiptarizmi e ringjall rrëfimin me dinjitet të ndërsjellë, feja si burim mirësie, tradita si urë, e vërteta si mjet shërbimi.
Rituali i besës kthehet në standard politik, fjala e dhënë mban barrën e shtetit. (Norris & Inglehart, 2019/2022)
Autoktonia që hap krahët.
Fishta i fali lavdisë gjuhë, Konica i fali kritikës elegancë, Pashko Vasa i fali bashkimit shkallën e lartë, Bogdani i fali arsyes dritë shpirtërore.
Kulla e fjalës që ata ngritën rri e fortë edhe sot, lahuta e vlerave, urat e kujtesës, trojet e mendimit.
E djathta e re ecën mbi këtë dysheme dhe hap dritaret, kultura frymon, ekonomia flet, shteti shërben.
Tri fjalë e mbajnë këtë projekt, Dinjitet, Punë, Besim.
Dinjitet si busull e kontratës politike.
Punë të mira si strategji zhvillimi dhe si politikë e vetërespektit.
Besim si valuta e rendit të drejtë. Shqiptarizmi i shpie këto në simfoni, rrënjë që mbajnë kombin, degë që prekin dritën, frymë që e kthen dritën në bukë, ditën në drejtësi, punën në shpresë.
Shqiptarizmi është fryma që nuk shitet as kur tregu tundon, as kur frika errëson. Shqiptarizmi është ura që e çon vendin përtej mjegullës së tranzicionit.
Shqiptarizmi është etika e veprimit të përditshëm.
Arian Galdini