Festa e Ditës Kombëtare ve në lëvizje gjithë vendin

Festa e Ditës Kombëtare e këtij viti, që zgjat më se një javë, ka nxitur më tej turizmin e brendshëm në Kinë. Gjatë pushimeve që fillojnë nga 1 tetori, lëshimi i kuponëve të konsumit pritet të përmirësojë më tej përvojën e turistëve.

Të dhënat më të fundit nga platformat turistike në internet treguan se përqindja e rezervimit të hoteleve në Pekin mbetet më e larta ndër metropolet e vendit, e ndjekur nga Shenzhen-i dhe Shangai. Edhe qytetet bregdetare, si Dalian, Tianjin, Yantai, Qingdao dhe Rizhao, janë destinacione të parapëlqyera.
Rezervimet e biletave të avionëve kanë ruajtur një nivel të lartë rritjeje. Aktualisht, rezervimet për frymë për shërbimet e transportit, duke përfshirë atë ajror, hekurudhor dhe rrugor, janë rritur me afërsisht 4.2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe pritet të shtohen më tej. Udhëtimet me trena të shpejtësisë së lartë dhe ato me “avion plus tren me shpejtësi të lartë” kanë treguar ngritje të ndjeshme prej 7 %. Përveç kësaj, rezervimet për produktet turistike që përfshijnë disa destinacione, u rritën 53%.
Gjatë gjithë muajit të tetorit, kur përkojnë pushimet e Ditës Kombëtare dhe të Festës së Mesvjeshtës, autoritetet e krahinave të ndryshme të Kinës do të organizojnë më shumë se 29 000 veprimtari kulturore e turistike, duke dhënë më shumë se 480 milionë juanë kuponë konsumi dhe duke ofruar vizitorëve një përvojë më të mirë udhëtimi.

Festa e Ditës Kombëtare ve në lëvizje gjithë vendin