Bujar Osmani: Ky është momenti ynë i madh – të mobilizohemi, të qëndrojmë të bashkuar dhe të shkruajmë një faqe të re për komunën tonë

Me një takim entuziast dhe përplot energji në KV “Liria”, Bujarr Osmani, kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), ka shënuar nisjen e fushatës zgjedhore me mesazhe të forta për bashkim, besim dhe ndryshim të vërtetë në Çair.

“Fushata nisi. Tani është momenti ta bëjmë ndryshimin bashkë,” – u shpreh Osmani para përkrahësve të shumtë, duke theksuar se energjia e qytetarëve është forca kryesore që do ta çojë përpara këtë projekt politik.

Ai theksoi se vizioni për një Çair të ri, më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të përfshirës, është plotësisht i realizueshëm kur qytetarët bashkohen rreth një ideje të përbashkët dhe një lidershipi të vendosur.

“Ndjemë fuqinë dhe besimin që Çairi i ri është i mundur. Çdo hap i juaji është pjesë e ndryshimit. Ky është momenti ynë i madh – të mobilizohemi, të qëndrojmë të bashkuar dhe të shkruajmë një faqe të re për komunën tonë,” – tha ai.

Me moton #bashkë, dhe me besim të palëkundur në përkrahjen qytetare, Bujarr Osmani dhe AKI kanë shpallur fillimin e një fushate që synon t’i japë fund stanjacionit dhe të sjellë një erë të re në Çair.