Bajram Rexhepi: Alenca jonë do të ndalë denigrimin dhe nënçmimin që u bëhet shqiptarëve (VIDEO)

Me mesazhe të qarta dhe qëndrim të vendosur, kandidati për Komunën e Tetovës Bajram Rexhepi në hapjen e shtabit zgjedhor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë, duke theksuar nevojën për ndryshim rrënjësor në përfaqësimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, raporton TS.

“Kjo aleancë ka lindur për të ndalur njëherë e përgjithmonë denigrimin dhe nënçmimin që u bëhet shqiptarëve. Është koha të flasim me zë të fortë, me dinjitet dhe me përgjegjësi. AKI është përgjigjja ndaj një politike që për vite ka shpërfillur interesat tona,” – deklaroi Rexhepi para të pranishmëve.

Ai kritikoi ashpër qasjen e deritanishme të përfaqësuesve shqiptarë në qeveri, duke u zotuar se AKI do të sjellë një frymë të re, që do të përfaqësojë denjësisht qytetarët, pa përulje dhe pa kompromis me dinjitetin kombëtar.

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo