Interi makineri golash në 2025-ën, asnjë skuadër nuk ka shënuar më shumë në Serinë A

Me 45 gola të realizuar, Interi është skuadra më produktive në Serie A gjatë vitit 2025. Formacioni zikaltër ka treguar një ofensivë të frikshme në këto muaj, duke qenë referencë absolute për nga shënueshmëria në kampionat.

Në aspektin e fitoreve, zikaltërit numërojnë 14 suksese, duke ndarë vendin e dytë me Juventusin, Milanin dhe Napolin. Vetëm Roma, me 18 fitore, ka arritur një bilanc më të mirë në këtë periudhë kalendarike.

Një statistikë që tregon qartë dy fytyrat e Interit: nga njëra anë fuqia e madhe sulmuese, nga ana tjetër nevoja për më shumë vazhdimësi për të rivalizuar në mënyrë të plotë në garën për titull.