Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se nuk do të hapë një ambasadë franceze në Palestinë derisa Hamasi të lirojë pengjet që mban në Gaza.
Ai tha në një intervistë me stacionin televiziv amerikan CBS se lirimi i pengjeve ishte “një kusht i qartë përpara se të hapet një ambasadë”.
Ai kundërshton planet për të zhvendosur palestinezët nga Gaza, duke shtuar se vende si Franca dhe Shtetet e Bashkuara nuk mund të përballojnë që autoriteti i tyre në skenën ndërkombëtare të minohet duke miratuar një zhvillim të tillë.
Franca pritet të njohë zyrtarisht pavarësinë e Palestinës nesër në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork.