Gjenerata U15 e KF Shkëndija ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri të kampionatit, duke fituar me rezultat të pastër 3:0 ndaj ekipit Milano nga Kumanova. Ndeshja u zhvillua këtë fundjavë dhe solli emocione, ritëm dhe një paraqitje shumë të mirë nga të rinjtë e kuqezinjve informon Tetovasot.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Ibrahim Luma dominoi pjesën më të madhe të lojës, duke imponuar stilin dhe intensitetin që e karakterizon këtë brez premtues të klubit tetovar. Përkundër rezultatit, edhe mysafirët nga Kumanova zhvilluan një ndeshje dinjitoze, duke krijuar momente të rrezikshme dhe një rezistencë të denjë.
Protagonistët e fitores
Golat për Shkëndijën u shënuan nga Dior Alili, Leart Salihi dhe Argjend
M. , të cilët treguan qetësi dhe cilësi para portës. Kombinimet mesfushë-sulm funksionuan mjaft mirë, ndërsa mbrojtja qëndroi solide gjatë gjithë sfidës përcjellë Tetovasot.
Trajneri Luma, pas ndeshjes, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit:
“Ishte një fillim që na jep besim. Djemtë treguan disiplinë taktike dhe dëshirë për lojë. Ky është vetëm hapi i parë, na presin sfida edhe më të mëdha.”
Derbi në Shkup – Vardari pret Shkëndijën
Pas kësaj fitoreje, Shkëndija U15 do të përballet në javën e dytë me Vardarin në Shkup, në një përballje që cilësohet si superderbi i xhiros. Të dy skuadrat janë pretendente për kreun e tabelës dhe takimi pritet të ofrojë futboll cilësor dhe konkurrencë të lartë.
Shkëndija U15 vazhdon të dëshmojë se akademia e klubit mbetet një ndër më të mirat në vend, duke prodhuar talente të rinj me perspektivë për ekipin e parë dhe më gjerë.TS