Mbappe shpëton Real Madridin, dy gola nga penalltia për fitoren ndaj Marseille

Real Madridi debutoi me fitore në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur me vështirësi Olympique Marseille me rezultat 2-1.

Takimi nisi keq për Los Blancos, pasi Trent Alexander-Arnold u detyrua të largohej nga fusha vetëm pas pesë minutash lojë për shkak dëmtimi.

Megjithatë, në minutën e 22-të, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Timothy Weah, i shërbyer nga Mason Greenwood. Epërsia e francezëve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Kylian Mbappe barazoi shifrat në 1-1 nga pika e bardhë. Pjesa e parë u mbyll me barazim.

Në pjesën e dytë loja u bë edhe më e ashpër dhe Reali mbeti me një lojtar më pak në minutën e 72-të, kur Dani Carvajal u ndëshkua me karton të kuq direkt pas goditjes me kokë ndaj portierit Rulli.

Megjithatë, në minutën e 81-të Los Blancos fituan penallti të dytë dhe përsëri Mbappe u tregua i saktë, duke shënuar për fitoren 2-1.

Deri në fund nuk pati gola të tjerë dhe Real Madridi i siguroi pikët e plota në “Santiago Bernabéu”.

Në xhiron e ardhshme, Los Blancos do të udhëtojnë te Kairay Almaty, ndërsa Marseille do të përballet me Ajaxin.Mbappe shpëton Real Madridin, dy gola nga penalltia për fitoren ndaj Marseille

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo