Shkruan: Merxhan Jakupi
Para rezolutës së Informbyrosë, Tito, Enveri dhe udhëheqësi komunist bullgar, Georgi Dimitrov, kishin hartuar një projekt për krijimin e një Konfederate Ballkanike.
Ish-disidenti komunist malazez, Millovan Gjilas, gjatë një takimi me Stalinin, kishte deklaruar se tre liderët ,Tito, Enveri dhe Dimitrovi , do të formonin një federatë ballkanike. Pas kthimit nga Moska, në fund të dhjetorit 1947, Gjilasi i kishte treguar Titos se Stalini nuk do të lejonte një shkëputje nga kampi komunist, ndërkohë që dihej se ishin çliruar nga Armata e Kuqe. Në janar 1948, me rezolutën e Informbyrosë, Tito vendosi të shkëputej nga Stalini.
Tito e kishte thirrur në kabinet Fadil Hoxhën. Më pas, e kishte dërguar ambasadorin e akredituar në Tiranë për bisedime me Enver Hoxhën. Në ato bisedime nga përfaqësuesit jugosllavë ishte theksuar: “Ne jemi shkëputur nga Kominterna dhe nga Stalini. Do të ishte mirë edhe ju të shkëputeni nga ky gogol, despot dhe tiran, që nuk ka dallim nga Hitleri dhe Duçja. Nëse Stalini ndërmerr ndonjë fushatë luftarake, ne do të qëndrojmë pas, ndërsa fati i Jugosllavisë dhe i Shqipërisë do të jetë i fat i përbashkët i dy popujve. Ne luftuam për pavarësi, ne do të jemi sovranë dhe do të vendosim për fatin tonë, jo ai bastard dhe dhelpra aziatike.”
Pas rezolutës së Informbyrosë, më së shumti e pësoi gjysma e kombit shqiptar që mbeti nën Jugosllavinë e Titos. Kombi shqiptar u nda shpirtërisht në dy gjymtyrë. Mes kufirit shqiptar dhe jugosllav u vendos “perdja e hekurt”, dhe u vendosën fusha të minuara.
Deri para rezulutës së Inforbyrosë, kishte lëvizje dhe kufijtë ishin të hapur. Qarkullimi, lëvizjet dhe marrëdhëniet ishin të hapura, edhe në periudhën e Mbretërisë Jugosllave. Edhe në periudhën e Mbretit Zog dhe Mbretërisë Jugosllave, kufijtë ishin kontrolluar nga të dy anët dhe në të dy pjesët e zonës kufitare fshatarët i punonin tokat së bashku. Shumica e shqiptarëve të veriut, nga Kukësi, Tropoja, pazarin e bënin në Gjakovë, Prizren e Dibër. Martesat mes shqiptarëve ishin të zakonshme. Për dasma shkonin krushqit, miqtë dhe kumbarët nga të dy anët. Shpesh karvanët e krushqve kalonin kufirin për të marrë nuse “nga një flamur në tjetrin”.
ARRATISJET DHE VRASJET E SHQIPTARËVE NË TË DY ANËT E KUFIRIT
Pas kacafytjes së dy prijësve komunistë, Titos dhe Enver Hoxhës, në të dy anët e kufirit filluan arratisjet dhe vrasjet përgjatë kufirit shqiptaro-jugosllav. Në zonën e trekëndëshit kufitar të malësisë së Sharrit, forcat ushtarake jugosllave bartnin armatim me mushka e kuaj në zonën kufitare. Shumica e malësorëve të këtyre katudeve të malësisë akoma nuk e dinin se Tito dhe Enveri ishin bërë armiq të përbetuar.
Në një katund që ndante aksin rrugor mes Tetovës dhe Prizrenit, në dasmë, si çdo herë rapsodët kishin kënduar këngë për Titon dhe Enverin. Në një rast, një ish-partizan kishte shkuar te dasmorit dhe i kishte kërkuar që t’i ndalonte rapsodët të këndonin për Enver Hoxhën, duke thënë se duhet të këndonin vetëm për Titon. Por dasmori i kishte thënë: “Këta këngëtarë nuk do të këndojnë as për Titon dhe as për Enverin”.
Tek kafenja e vetme e katundit, në mbrëmje shumica e burrave dhe pleqve dëgjonin Radio Tiranën. Në një fjalim, Enver Hoxha kishte thënë se “ky bir kurve tradhtoi idealet marksiste e leniniste”. Po ashtu kishte folur edhe ambasadori rus: Prijësi komunist shqiptar, i dashuri shoku Enver Hoxha ka forcë që, me një lëvizje të gishtit, ta mposhtë Titon”. Poashtu, Enver Hoxha, në fjalimin e tij kishte thënë se “së bashku me vëllezërit sovjetikë dhe shokun Stalin, do të çlirojmë gjysmën e kombit tonë shqiptar”.
Në fund të lajmeve, Radio BBC dhe Reuters raportonin se në kufi ushtarët shqiptarë kishin vrarë dy ushtarë jugosllavë. Pas lajmeve “vlonte” muhabeti. Në heshtje dhe me isharete, disa ishin ngazëllyer. Ndërkohë u dëgjua zëri i një veterani lufte : “Mos dëgjoni propagandën e rusëve”. Njëri nga tavolina iu vërsul duke e sharë. Pastaj një i ri u ngrit e thirri: “Rroftë shoku Enver!”.
Kërceu Luta, pronari i kafenesë, i nxori jashtë duke u thënë: “Mosni bre, se me këtë kafene i ushqej 15 robë. Nesër do vijnë, do ma mbyllin kafenenë dhe do të më fusin në burg”.
Në katund kishin filluar ethet e luftës, ndërkohë që shiheshin mushka e kuaj të ngarkuar me armatim.
Një plakë, duke mbushur ujë te kroi, e pyeti Zenelin. Ky burrë njihej si orator dhe shpesh e pyesnin për të ardhmen. Ishte si “Baba Vanga” . Shumë ndodhi dhe ngjarje i kishin dalë të vërteta.
Plaka tha: Të lutem, Zenel Aga, a na tregon, a do të ketë luftë?
Zeneli, me gojën plot, u përgjigj: “Po, po, do të ketë luftë, rusia do të na marrë me Shqipni e Jugosllavi”. Plaka, duke mallkuar, shpërtheu në vaj. Ajo kishte përcjellë dy nipa në ushtri, të cilët sapo ishin kthyer nga fronti i luftës.
Ishte muaji mars. Fshatarët kishin filluar pregatitjen e lavrave. Qazim Lura kishte një pjesë të arave përtej kufirit, ku banonin edhe dy vëllezërit e tij. Dy katunde ishin përballë njëri-tjetrit, të ndarë vetëm nga një prua i madh.
Qazim Lura i fshehur pas një shkëmbi, këqyrte me dylbi drejtorin e kooperativës. Ai pa dy qetë e tij që ishin lidhur në zgjedhë. Ja ky batakçiu, tha dhe pshtyu përdhe. “Pizdeven, dilenxhi. Ky tutkun, në kohën e Mbretit, nuk dinte as mizën ta nxirrte prej dhallit!”, tha Qazimi.
Shumica e fshatarëve besonin se kjo zallamahi do të kalonte dhe dy prijësit do të pajtoheshin, si diku kur putheshin në gushë si vëllezër prej një gjaku.
Viti kur dy prijësit, ishin ndarë përgjithmonë deri në vdekje, ishte një vit i mbrapshtë. Vajtja në dasma ishte shtyrë. Nuk ishte vetëm ai vit i mbrapshtë, vitet e mbrapshta dhe të kobshme vazhduan edhe pas vdekjes së tyre. Në natën e kobshme kur këta dy prijës u ndanë, edhe karvanët e krushqve u ngrinë. Këto karvane, sipas kanunit, për qindra vjet nuk ishin ndalur kurrë për të marrë nuset, deri sa erdhi kjo murtajë befasuese që i ndau.
Në atë vit të kobshëm, shumë letra dashurie ishin ndërprerë. Shumë krushq, miq dhe të ftuar nuk mund të shkonin më në dasma. Shumë rapsodë dhe valltarë nuk mund të shkonin më nëpër festa e dasma në katundet e brezit kufitar. Shumë shqiptarë nga të dy anët, duke u arratisur, ishin vrarë. Disa ishin arratisur nga represaljet e shtetit jugosllav për të kërkuar shpëtim te shteti amë, kurse disa ishin vrarë nga demonët dhe xhelatët e prijësit të tyre, dhe në fund ishin arratisurte prijësi tjetër, Tito duke menduar se ky do të ishte më i mëshirshëm se i yni.
Në fund, këto katunde dhe banorët e zonave kufitare ishin bashkuar shpirtërisht pas shembjes së komunizmit, kur despotët, diktatorët dhe tiranët u varrosën përgjithmonë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- “Unë e di që ti e din që s’mund ta kontrollosh UÇK-në”, Thaçi i buzëqeshur kur lexohet deklarata e Biden për të
- Mickoski: Me padurim pres të parashtrohet rezoluta për vijat e kuqe me Bullgarinë, do të kemi qëndrimet tona
- “Faleminderit Amerikë!” E vërteta doli në dritë, lufta jonë ishte e drejtë – Mesazhi i fuqishëm i Ali Ahmetit pas zhvillimeve në Hagë
- Rubin: Thaçi gjithmonë dëshironte të sigurohej që Amerika do të qëndronte në krah të tij dhe të Kosovës
- Policia jep detaje për tragjedinë në Veles me tre të vdekur, vrasësi kreu vetëvrasje
- “E pashë me sytë e mi”, Rubin i qartë në Hagë: Thaçi s’kishte kompetenca për vendime brenda UÇK-së
- Ministria e Energjisë: Interes për subvencionet për pajisje klimatike inverter, afati i aplikimit deri më 5 tetor
- Berisha paraqitet në SPAK: Vlerësoj qëndrimin e DASH për mandatin e Dumanit
- 8 kandidatë në garë për kryetar të Kumanovës
- “Pa fjalën pavarësi, do të ishte tradhtar”, Rubin tregon se si Thaçi e refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes