Shefi i shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi e ka pranuar publikisht se i ka kërkuar falje, kryeministrit Hristjan Mickovskit. Ai në një tubim në Bogovinë ka konfirmuar lajmin e portalit TS, se është takuar me kryeministrin Mickovksi dhe i ka treguar se të gjitha lajmet janë të fabrikuara dhe montuara.
“Unë u takova me kryeministrin dhe ai shprehi keqardhje dhe u befasu nga linqet që ia kishin çu me trillime, me fabrikime dhe me montime të fjalëve të mia unë jam shpreh jo kundër bashkëqytetarlëve tonë, kemi thënë se Bilalli do të jetë kryetar i gjithë qytetarëve, unë kam fol kundër BNujari dhe BDIs-ë” tha Adnan Azizi sonte në tubimin e mbajtur në Bogovinë.
Nga ana tjetër, Adnan Azizi sonte Shqiponjën e bëri si sorë nga frika se po e sheh kryeministri Mickovski.
Nryshe portali TS, ditë më parë ka publikuar se Adnan Azizi i ka kërkuar falje kryeministrit Mikcovskit, për fjalimin e tij ku tha se do ti ndalojë projeket sllave në Tetovë dhe duke e bërë simbolin e SHQIPONJËS. /TS/
@tetovasot_official Adnan Azizi e pranon: I kërkova falje Mickovskit #vlen #ts #adnanazizi #aki #tetovasot