Në Gostivar u mbajt Mbledhja e pestë e Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, e thirrur nga kryetari i Kuvendit, z. Nazim Taipi.
Në mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan këto pika të rendit të ditës:
Zgjedhja e nënkryetarit të partisë për Zonën VI
Konfirmimi i koalicionit AKI
Konfirmimi i kandidatëve për kryetarë komunash nga ASH në kuadër të AKI
Konfirmimi i listave të Aleancës për Shqiptarët në kuadër të AKI për këshillat komunale
Me shumicë votash, Flakron Bexheti u zgjodh nënkryetar i ASH-së për Zonën VI.
Në kuvend ishte i pranishëm edhe kryetari i partisë, z. Arben Taravari, i cili theksoi rëndësinë e zgjedhjeve lokale, duke i cilësuar ato si vendimtare dhe si një referendum për shqiptarët.
Pas diskutimeve konstruktive, Kuvendi miratoi të gjitha pikat e rendit të ditës, duke vulosur zyrtarisht pjesëmarrjen e Aleancës për Shqiptarët në kuadër të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ky hap i rëndësishëm dëshmon unitetin dhe vendosmërinë e Aleancës për Shqiptarët për të kontribuar fuqishëm në platformën e përbashkët politike dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve.