MMJPH: Në Shkup nuk ka tejkalim negativ të cilësisë së ajrit

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke u thirrur në të dhëna nga Sistemi Shtetëror i Monitorimit Automatik të Cilësisë së Ajrit Ambiental (SSHMACAA) në dy ditët e fundit, njoftoi se nuk ka pasur tejkalime të vlerave kufitare të cilësisë së ajrit në Shkup, përveç, siç thekson, një tejkalimi të vogël në Lisiçe.

“Sipas të dhënave të Sistemit Shtetëror të Monitorimit Automatik të Cilësisë së Ajrit Ambient – (SASHMCAA), në periudhën nga 10 deri më 12 shtator 2025 nuk janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare për SO₂, NO₂, CO dhe O₃.Tejkalim i vlerës kufitare ditore për PM₁₀ (50 μg/m³) është evidentuar: në pikën matëse Lisiçe më 10.09.2025 me koncentrim prej 55.93 μg/m³, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës (19:00–02:00); në pikën matëse Qendër më 11.09.2025 me koncentrim prej 50.41 μg/m³. Në përgjithësi, koncentrimet orare të PM₁₀ janë relativisht të ulëta në shumicën e pikave matëse në Shkup, me përjashtim të Lisiçes, ku janë vërejtur vlera më të larta gjatë orëve të natës dhe mëngjesit, ndërsa pasdite koncentrimet janë më të ulëta”, njoftoi sot pasdite MMJPH.