Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike – Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër S.S. (34) nga Kërçova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Mundësimi i përdorimit të drogave narkotike”.
Sipas policisë, më 2 mars 2025, në rrugën magjistrale Kërçovë–Ohër, gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “Volkswagen Golf”, të drejtuar nga i denoncuari dhe në të cilin ndodhej edhe një person tjetër, u gjet dhe u sekuestrua kokainë.
Materialet janë dorëzuar për procedurë të mëtejshme ligjore.TS