Më 12 shtator 2025, në orën 00:25, në fshatin Palçisht i Poshtëm të Tetovës, efektivët policorë të Departamentit Policor Kamnjan arrestuan V.B. (43) nga i njëjti fshat. Arrestimi u krye pas një denoncimi paraprak se rreth orës 01:05 ai kishte prishur rendin dhe qetësinë publike dhe ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj B.T. nga i njëjti fshat.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresa përkatëse.TS