Rasti që tronditi Amerikën, postimi i fundit i Charlie Kirk pak para vrasjes

Charlie Kirk postoi mesazhin e tij të fundit në X vetëm disa orë para se të qëllohej për vdekje në Utah.

Në të, aktivisti konservator përmend nevojën siç shkroi ai “për të politizuar vrasjen e pakuptimtë” të një refugjateje ukrainase që jetonte në Karolinën e Veriut.

Iryna Zarutska, 23 vjeç, u vra në një sulm të paprovokuar në një tren muajin e kaluar. Vdekja e saj ka shkaktuar një debat të gjerë mbi krimin në qytetet amerikane.

Vazhdojnë kërkimet intensive për autorin e vrasjes së Charlie Kirk
“Nëse duam që gjërat të ndryshojnë, është 100% e nevojshme të politizojmë vrasjen e pakuptimtë të Iryna Zarutska sepse ishte politika që lejoi një përbindësh të ishte i lirë në rrugë për ta vrarë atë.”

Ai ndau një video, ku e përshkruan vdekjen e saj si “një nga vrasjet më të ftohta dhe më të pakuptimta që kam parë ndonjëherë”.

“Nuk më pëlqen të politizoj situatat, por thjesht e bën të domosdoshme.”