Tërmeti në Afganistan lë 600 fëmijë jetimë

Tërmeti i fortë që goditi Afganistanin lindor në fund të muajit të kaluar ka lënë qindra fëmijë jetimë, raportuan mediat lokale të enjten, transmeton Anadolu.

Autoritetet në provincën Kunar më e goditura nga tërmeti, kanë raportuar se mbi 600 fëmijë tani janë jetimë si pasojë e tërmetit me magnitudë 6 ballë i cili gjithashtu mori jetën e mbi 2.200 personave, raportoi radioja lokale “Hurriyat”.

Departamenti i Dëshmorëve dhe Personave me Aftësi të Kufizuara të provincës tha se rreth 200 familje kanë mbetur pa kujdestarë për shkak të tërmetit, duke lënë rreth 600 fëmijë përballë një të ardhmeje të pasigurt.

Afganistani lindor u godit nga një tërmet më 31 gusht, ku si pasojë humbën jetën mbi 2.200 njerëz ndërsa rreth 4.000 të tjerë u plagosën. Tërmeti la pas shkatërrime të mëdha në provincën Kunar.