Një grua amerikane është akuzuar për mashtrim zgjedhor pasi regjistroi qenin e saj për të votuar në Kaliforni.
Laura Yourex, 62 vjeçe nga Costa Mesa, postoi në rrjete sociale një fotografi të qenit Maya Jean me një ngjitëse “I voted” pas zgjedhjeve të vitit 2021.
Vetë Yourex raportoi rastin tek autoritetet vitin e kaluar, duke pranuar se e kishte bërë për të treguar mangësitë e sistemit.
Prokuroria e Qarkut të Orange e ka akuzuar për disa vepra penale, përfshirë falsifikim, deklarim të rremë dhe regjistrim të një personi joekzistues për të votuar.
Avokati i saj tha se qëllimi i saj ishte të nxiste hetim për dobësitë në sistemin e regjistrimit të votuesve.
Por nëse shpallet fajtore, ajo mund të përballet me deri në gjashtë vite burg.