Reuters: Varri i një romaku të pasur të lashtësisë zbulohet në Shqipëri

Arkeologët në Shqipëri kanë zbuluar një dhomë varrimi të madhe romake që daton nga shekulli i tretë ose i katërt pas Krishtit një zbulim unik për vendin ballkanik që dikur ishte pjesë e Perandorisë Romake.

Zbulimi u bë në një zonë të largët pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, pasi banorët lokalë kishin raportuar për gurë të pazakontë në një pllajë të izoluar. Ekipi i Institutit të Arkeologjisë nisi gërmimet në fillim të gushtit dhe zbuloi një strukturë të madhe nëntokësore me pllaka të mëdha gëlqerore, të cilat mbajnë mbishkrime në gjuhën greke.

Sipas studiuesve, kjo është dhoma e parë e këtij lloji e gjetur në territorin shqiptar, duke hedhur dritë të re mbi praninë dhe ndikimin romak në këtë rajon gjatë antikitetit.

Gërmimet dhe analizat arkeologjike pritet të vazhdojnë në muajt në vijim, ndërsa ekspertët po shqyrtojnë përmbajtjen e varrit dhe kontekstin historik të zbulimit.