Xi Jinping, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe president i vendit, zhvilloi bisedime të enjten në Pekin me Kim Jong Un, sekretar i përgjithshëm i Partisë së Punëtorëve të Koresë dhe president i Çështjeve Shtetërore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK)
Duke vënë në dukje se Kina dhe RPDK janë fqinjë të mirë, miq dhe shokë, Xi tha se të dy vendet ndajnë bindje dhe qëllime të përbashkëta.
Xi tha se vendi i tij do ta mbështesë RPDK-në në ndjekjen e një rruge zhvillimi të përshtatshme për kushtet e saj kombëtare, duke qënë i gatshëm të punojë me RPDK-në për të rritur shkëmbimet e nivelit të lartë dhe komunikimin strategjik, për të thelluar shkëmbimin e përvojës në qeverisjen partiake dhe shtetërore, për të ruajtur ndërveprimin e ngushtë në të gjitha nivelet dhe për të kryer bashkëpunim praktik në fusha të ndryshme.
Kim tha se RPDK-ja është e gatshme të punojë me Kinën për të forcuar shkëmbimet midis dy palëve dhe vendeve në të gjitha nivelet, si edhe për të kryer shkëmbime përvojash në fusha të tilla si ndërtimi i partive dhe zhvillimi ekonomik. Ai gjithashtu bëri thirrje për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me përfitim të ndërsjellë midis dy vendeve, për të arritur më shumë rezultate.