Izraelitët u mblodhën jashtë rezidencës së Presidentit izraelit, Isaac Herzog, në Kudsin Perëndimor për të kërkuar lirimin e pengjeve të mbajtur në Gaza, raporton Anadolu.
Demonstruesit mbanin pankarta dhe fotografi të pengjeve, ndërsa i bënë thirrje qeverisë izraelite që t’i jepte fund luftës dhe të arrinte një marrëveshje.
Forcat izraelite ndërhynë për të shpërndarë protestën.
Sipas vlerësimeve izraelite, nga mbi 200 pengje të marrë në sulmet e tetorit 2023, Hamasi ende mban rreth 50, përfshirë 20 që besohet se janë gjallë. Paralelisht, mbi 10.800 palestinezë janë të burgosur në Izrael.
Që nga tetori i vitit 2023, bastisjet izraelite dhe sulmet ndaj kolonëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor janë shtuar së bashku me fushatën ushtarake në Gaza. Më shumë se 18.500 palestinezë janë arrestuar dhe të paktën 10.000 janë vrarë në këto zona gjatë së njëjtës periudhë.
Ushtria izraelite ka nisur një ofensivë brutale ushtarake në Rripin e Gazës, duke vrarë mbi 64.200 palestinezë në Gaza. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra rresti për kryeministrin e Izrelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.