Trump: Aeroplani i Ursulës mbeti pa GPS-in, të paktën ajo nuk po përdorte celularin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i është përgjigjur incidentit që përfshin aeroplanin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila bëri një ulje emergjente në Bullgari pasi Rusia bllokoi sinjalin e GPS-it të saj.

“Epo, ajo pati një ngjarje interesante. Ajo është një grua e jashtëzakonshme”, tha Trump, transmeton Telegrafi.

Ai vuri në dukje se “askush nuk e di” pse GPS-i në aeroplanin e Presidentes së Komisionit Evropian, ndaloi së punuari.

“Por ata ia hoqën mundësinë për të përdorur një telefon. Ndonjëherë është një gjë e mirë”, tha Trump.

Më 1 shtator, aeroplani i Ursula von der Leyen, bëri një ulje emergjente në Bullgari.

Arsyeja ishte ndërhyrja ruse, e cila prishi sistemin GPS të aeroplanit. Piloti u detyrua të ulej duke përdorur harta letre.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, këmbënguli se Rusia nuk ishte e përfshirë në incident.