Interi zyrtarizon transferimin Akanjit nga Man City

Interi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Manuel Akanji nga Manchester City.

Nerazzurrët kanë bërë një goditje në minutat e fundit të afatit kalimtar duke transferuar zviceranin Akanji nga City.

Megjithatë, zyrtarizimi i tij është bërë vetëm ditën e sotme (e martë), me Interin që ka ndarë detajet në faqet zyrtare.

“Manuel Akanji është lojtar i ri i Interit”.

“Mbrojtësi zviceran, i lindur në vitin 1995, ka ardhur në huazim nga Manchester City me një opsion për ta bërë marrëveshjen të përhershme, e cila do të bëhet një detyrim nëse plotësohen disa kushte”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sipas mediave italiane, Interi do t’i paguajë 1 milion euro Manchester Cityt për huazimin njëvjeçar, me opsionin për 15 milion euro të tjera nëse Interi fiton Scudetton.