Benjamin Pavard ka përfunduar transferimin e tij nga Interi te Olympique Marseille në formë huazimi me mundësi blerjeje për 15 milionë euro.
Francezi ishte përfolur se do të largohej këtë verë dhe ishte i lidhur me disa klube të ndryshme, përfshirë Galatasarayn dhe Tottenham Hotspur.
Në fund, ai u kthye në atdheun e tij me Olympique Marseille të Roberto De Zerbit, duke nënshkruar në minutat e fundit.
Marrëveshja është një huazim me mundësi blerjeje për një tarifë të raportuar prej rreth 15 milionë eurosh dhe skuadra e Ligue 1 do të mbulojë të gjithë pagën e tij gjatë sezonit.
Bien arrivé ce lundi, a un message pour vous pic.twitter.com/UxCH5BrDrX
— Olympique de Marseille (@OM_Officiel) September 1, 2025
Interi pagoi 31.4 milionë euro për të blerë Pavardin nga Bayern Munich në verën e vitit 2023 dhe bëri 70 paraqitje zyrtare për klubin, duke shënuar gjithashtu një gol dhe duke dhënë katër asistime.
Zëvendësuesi i tij në Giuseppe Meazza është Manuel Akanji, i cili gjithashtu u transferua në formë huazimi me mundësi blerjeje, por që ende nuk është bërë zyrtare.
Interi do t’i paguajë 1 milion euro Manchester Cityt për huazimin njëvjeçar, me opsionin për 15 milion euro të tjera.
Sky Sport Italia raporton se kjo mund të bëhet një detyrim vetëm nëse Interi fiton Scudetton.