Cetinska, lagjja që po shkruan histori në futbollin tetovar

Cetinska nuk është vetëm një lagje e zakonshme e Tetovës, por një çerdhe e talenteve të shumtë futbollistikë, me kryeprotagonistin e saj të njohur, Ferhan Hasani – Buba. Nga kjo lagje kanë dalë shumë futbollistë elitare që kanë veshur fanellën e Shkëndijës, ndërsa disa prej tyre sot janë pjesë e stafit drejtues të klubit kuqezi shkruan Tetovasot.

Por sporti në Cetinskë nuk ndalet këtu. Prej dy vitesh, kjo lagje ka edhe klubin e saj të futbollit që mban po këtë emër. Në vitin e dytë të garimit, Cetinska është shndërruar në një nga protagonistet kryesore të Ligës së katërt, duke synuar ngjitjen në një rang më të lartë. Vitin e kaluar skuadra u shpall nënkampione, pas një sezoni të mbushur me ndeshje të bukura dhe lojë dominuese, ku spikasnin edhe ish-yje të Shkëndijës.

Këtë edicion, ambicia është edhe më e madhe. Cetinska pritet të ketë fjalën kryesore në kampionat, me objektivin e qartë për ta dërguar klubin në një tjetër nivel dhe ta vendosë aty ku e ka vendin – mes më të mirëve.Tetovasot

Cetinska, lagjja që po shkruan histori në futbollin tetovar