Sonte, Tetova ishte dëshmitare e një hapjeje madhështore të shtabit zgjedhor të VLEN-it, mes qindra qytetarëve të entuziazmuar që e mbushën hapësirën e shkollës “Liria” energji e shpresë. Në këtë atmosferë elektrizuese, u promovua rikandidimi i kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, njeriu që me punë e vendosmëri i dha fund keqmenaxhimit shumëvjeçar dhe e ktheu komunën në shërbim të qytetarëve.
Në fjalimin e tij, Kasami kujtoi se në vitin 2021 Komuna e Tetovës u trashëgua me 24 milionë euro borxh, rrugë të shkatërruara, mbeturina, mungesë uji e paqartësi urbane. Sot, me vetëm gjysmën e atij borxhi, Tetova ka ujë të pijshëm, qindra rrugë të asfaltuara, bulevardet e para të hapura, ndriçim LED në çdo lagje e fshat, një pishinë funksionale dhe dy të tjera në ndërtim, shkolla të reja dhe plane urbanistike moderne.
Kasami ishte i qartë: “Ata me 24 milionë euro borxh nuk bënë asgjë; ne me gjysmën e borxhit bëmë më shumë se ç’kanë bërë dekada të tëra para nesh”.
Krahas kryetarit, liderët e VLEN-it theksuan se për herë të parë në historinë e qeverisjes, komunat shqiptare janë mbështetur financiarisht nga qeveria me miliona euro për përmirësimin e infrastrukturës lokale. Kjo është dëshmi se shqiptarët janë më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë.
Ndërkohë, shefi i shtabit qendror zgjedhor, Adnan Azizi, ishte i drejtpërdrejtë: “Këta të zullumit janë tërbuar sepse ua ndaluam taxhinë, Soravinë, Lotarinë e tenderat. U ndaluam vjedhjen, prandaj po bërtasin”.
VLEN ka një mesazh të qartë për Tetovën: Nuk kthehemi më prapa! Nuk do ta lëmë Komunën në duart e atyre që e futën në borxh e e lanë qytetin të zhytur në pisllëk. Tetova e ka nisur një kapitull të ri, dhe me fitoren e 19 tetorit, do ta vazhdojmë me hov zhvillimin e qytetit tonë.
Tetova meriton zhvillim, jo shkatërrim! VLEN është garanca e këtij zhvillimi.
Fitorja në Tetovë nuk është vetëm e pashmangshme, ajo ka emër dhe mbiemër: Bilall Kasami! Ai që ndali keqmenaxhimin, uli borxhin, solli ujë, pastroi qytetin, ndërtoi rrugë, shkolla, pishina, parqe dhe bulevarde. Ai që i dha fund terrin dhe i ktheu Tetovës dritën, në çdo lagje e në çdo fshat.
Tetova nuk kthehet më prapa! Tetova vazhdon përpara me Bilall Kasamin dhe VLEN-in. VLEN është zëri i Tetovës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Dorëzohet kallëzim penal kundër shtetasit kosovar që dhunshëm e kaloi vijën kufitare, pasi u kap duke tentuar të kontrabandojë drogë
- BDI Tetovë kërkon mbikëqyrje ndaj emërimit të Albi Qamilit: Ushtron në mënyrë të paligjshme dy funksione
- Osmani i përgjigjet VLEN-it: Takimet diplomatike janë detyrim kushtetues, bashkëqeverisja është zgjedhje politike
- 24-vjeçari nga Kosova arrestohet pasi iku nga kontrolli doganor në Bllacë, tërhoqi zyrtarin me veturë
- Valmir Aziri në mbështetje të Rami Mislimit: Ka një vijë që nuk kalohet, familja është e shenjtë
- Ministria e energjisë po krijon një sistem për sigurinë kibernetike; mbrojtja e institucioneve nënkupton një shtet të qëndrueshëm dhe të sigurt
- Dështon marrëveshja për Kodin Zgjedhor, mbeten akuzat mes partive
- Deputetët sot vendosin për Llogarinë Përfundimtare të Buxhetit për vitin 2025
- Burri denoncon gruan për dhunë fizike
- Të dënuarit në Maqedoni angazhohen për shtatë ditë në pastrimin e rrugëve kryesore dhe rajonale