Adnan Azizi e bën shqiponjën në mes Tetovës

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, pasi goditi Bilall Kasamin për donacionet serbe, ka bërë shqiponjën dykrenare, simbol i shqiptarëve.

Ai, mes tjerash, u shpreh se është në anën e shqiptarëve dhe se po pengojnë projektet serbe që dëmtojnë shqiptarët dhe favorizojnë sllavët.

“Ne jemi në anën e shqiptarëve dhe po pengojmë projektet serbe që dëmtojnë shqiptarët dhe favorizojnë sllavët,” tha në tubim Adnan Azizi duke kritikuar Kasamin.

Nga ana tjetër, vetë Bilall Kasami ka pranuar publikisht se ka marrë një donacion prej 800 mijë eurove nga Serbia për ndërtimin e një shkolle./TS/