Investimet në arsim dhe sport ishin pjesa më e fortë e fjalimit të Bilall Kasamit në Tetovë. Ai krahasoi dështimet e pushtetit të kaluar me projektet e realizuara gjatë mandatit të tij.
“Ata, me 24 milionë euro borxh, nuk ndërtuan stadium për Shkëndijën; Ne edhe e përgjysmuam borxhin, edhe nisëm ndërtimin e stadiumit”, tha Kasami.
Në arsim, sipas tij, bilanci është i qartë “Ata, me 24 milionë euro borxh, nuk bënë asnjë investim në infrastrukturën arsimore; Ne, me gati dyfish më pak borxh, po ndërtojmë tre shkolla dhe rregulluam dhjetëra të tjera”.
Ai përmendi edhe pishinat për nxënësit “Ne ndërtuam një pishinë, po ndërtojmë edhe dy të tjera, dhe siguruam mësim noti për çdo fëmijë të komunës”.
Kasami tha se këto investime nuk janë vetëm premtime të mbajtura, por themeli i një Tetove moderne. “Kjo është arsyeja pse tetovarët nuk do të kthehen më kurrë te ata që vetëm vodhën e lanë qytetin në borxh”.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mbi 700 fëmijë lypin në rrugët e vendit, mijëra denarë përfundojnë te organizatorët
- Zgjedhjet në Serbi! Rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- Durim Seferi: 11 operacione s’më ndalën nga ëndrra…
- Starlink vjen, operatori i tretë premton çmime më të ulëta
- Sinani: Votimi i sotëm është vendimtar për shqiptarët e Luginës
- Tensionohet protesta te Ministria e Arsimit, të rinj me maska hedhin gurë drejt institucionit, policia nuk reagon
- Drejtonin automjetet pa patentë dhe në gjendje të dehur, arrestohen nëntë shoferë
- Aksident fatal: Vdes 58-vjeçari, shoferi 19-vjeçar ishte i dehur
- Nis protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, situata e qetë dhe pa përplasje (VIDEO)
- La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë