Kualifikimi në kompeticionet e UEFA asnjëherë nuk ka qenë më afër për një prej klubeve më të mëdha të vendit, Dritën e Gjilanit.
“Intelektualët” fituan me rezultat 2:1 javën e kaluar ndaj Differdange dhe kështu thjeshtë nuk duhet të humbin në Luksemburg për t’u zyrtarizuar si pjesëmarrës të fazës së ligës në UEFA Conference League.
Kualifikimi aty Dritës i sjellë edhe të hyra të mëdha financiare, pasi secila prej ekipeve fiton 3.17 milionë.
Kësaj shifre i shtohet edhe bonusi prej 28 mijë eurove për çdo pozitë të fituar në renditjen tabelore, kurse për çdo fitore arkëtohen plotë 400 mijë euro dhe për barazime edhe 133 mijë të tjera.
Ky duel historik i Dritës do transmetohet në Sport 1 të platformës Artmotion me komentimin e Andin Lokajt.