Sipas presidentit të Këshillit të BE-së, ndërtesa e delegacionit të bllokut në Kiev u dëmtua gjatë sulmit të Rusisë gjatë natës.
Antonio Costa e përshkroi sulmin ndaj qytetit si një “sulm të qëllimshëm rus”.
“BE-ja nuk do të frikësohet”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.
“Agresioni i Rusisë vetëm sa forcon vendosmërinë tonë për të qëndruar pranë Ukrainës dhe popullit të saj”, theksoi Costa.
Ambasadorja e BE-së në Ukrainë ndau fotografi nga vendi, i cili sipas saj ishte “dëmtuar rëndë nga vala e goditjes”.
Katarina Mathernova tha se kjo është “përgjigja e vërtetë e Moskës ndaj përpjekjeve për paqe”.