Sulmet ruse mbi Kiev, të paktën 4 viktima dhe 20 të plagosur

Forcat ruse kanë lansuar një sulm masiv gjatë natës me dronë dhe raketa ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, duke shkaktuar katër të vdekur dhe më shumë se 20 të plagosur, ndërsa kanë dëmtuar ndërtesa banimi dhe objekte të tjera në disa zona të qytetit, njoftuan autoritetet ukrainase të enjten.

Ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko, tha në Telegram se mes viktimave ishin dy fëmijë, ndërsa më shumë se 20 persona u plagosën. Kryetari i Bashkisë, Vitali Klitschko, raportoi gjithashtu 22 të plagosur, përfshirë tre fëmijë.

Administrata ushtarake e kryeqytetit të Ukrainës tha se në sulm ishin përdorur dronë dhe raketa.

“Fatkeqësisht, stili i rusëve është tipik për sulmet e tyre,” shkroi Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kyiv-it, në Telegram. “Sulme të kombinuara, nga drejtime të ndryshme, dhe të qëndrueshme, duke synuar ndërtesat banimi.”

Zyrtarët listuan disa ndërtesa që kanë pësuar dëme, përfshirë disa blloqe të larta banimi. Tkachenko theksoi se dy ndërtesa apartamentesh, përballë njëra-tjetrës mbi lumin Dnipro, janë dëmtuar rëndë.

Në distriktin Darnytskyi, një periferi lindore, një ndërtesë pesëkatëshe është shkatërruar pjesërisht, dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë mes rrënojave për banorët e bllokuar.

Ekipet e emergjencës po punojnë në pasojat e sulmeve në më shumë se 20 lokacione në kryeqytet.