Mainoo preferon të largohet nga Liga Premier – mësohet shifra që kënaq Man Utd

Kobbie Mainoo thuhet se është i hapur për t’u larguar nga Manchester United, pasi u sfidua nga Ruben Amorim për të përmbushur detyrën e pamundur të largimit të kapitenit të klubit Bruno Fernandes nga formacioni titullar.

Laurie Whitwell dhe Mark Critchley të mediumit The Athletic kanë raportuar se nuk ka gjasa që ai të largohet nga klubi këtë verë, por nëse dhe kur të largohet, ai do të preferonte një largim nga Liga Premier.

“Mendohet se Mainoo preferon të transferohet diku tjetër sesa të qëndrojë në Ligën Premier – ai eksploroi mundësitë në Gjermani kur erdhi nga akademia e United – edhe pse ka pasur interes nga më afër vendit”.

Real Madridi dhe Atletico ‘luftojnë’ për Kobbie Mainoon
Lexo po ashtu
Real Madridi dhe Atletico ‘luftojnë’ për Kobbie Mainoon
Kur Chelsea pyeti për disponueshmërinë e tij gjatë afatit kalimtar të janarit, zyrtarëve të Stamford Bridge iu citua një çmim prej 70 milionë funtesh.

“Ekziston bindja se United tani do të pranonte rreth 45 milionë funte, potencialisht edhe më pak ndërsa afati i fundit afrohet”, kanë raportuar gazetarët.