Ekstremizëm në ushtrinë gjermane, gati 100 ushtarë largohen nga puna

Sipas të dhënave më të fundit, në vitin 2024 janë larguar nga ushtria gjermane 97 pjesëtarë për shkak të përshëndetjeve naziste dhe këndimit të këngëve naziste.

Për krahasim, në vitin 2023 nga ushtria gjermane janë larguar 62 ushtarë për deklarata raciste dhe ekstremiste të djathta, apo për lidhje me grupe ekstremiste të djathta.

Kështu, në maj të vitit 2024, një ushtar në Koln ka kënduar këngë ekstremiste të djathta dhe ka përshëndetur me përshëndetje naziste.

Ajo që është veçanërisht shqetësuese është fakti se janë regjistruar më shumë se 17 raste të përshëndetjes naziste nga ushtarët gjermanë gjatë vitit 2024.

Këto raste kanë të bëjnë vetëm me ushtarë profesionistë, por jo me rezervistët, dhe pritet që raporti i ri që do të publikohet javën e ardhshme të përfshijë edhe më shumë incidente.

Deputetja e Bundestagut, Zada Salihoviq (Linke), konsideron se rritja e numrit të incidenteve me ekstremistë të djathtë është alarmante.

“Në disa raste, të akuzuarit ende kishin qasje në armë ose madje vepronin si instruktorë dhe eprorë”, tha Salihoviq.

Rritja e neonazizmit dhe ekstremizmit në strukturat e sigurisë dhe të ushtrisë në Gjermani i atribuohet problemeve dhe zhvillimeve më të gjera sociologjike në shoqërinë gjermane.