Aksident i rëndë në Poloni! Kamioni përplas kabinën e pagesës në autostradë, shoferi humb jetën në vendngjarje

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmë në autostradën A2 në Poloni, duke shkaktuar vdekjen e një personi, raporton portali polak Remiza.pl.

Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi pak para orës 23:00, pranë Tarnawa Rzepińska në Qarkun Sulęcin, në pjesën perëndimore të vendit.

Një kamion, që po udhëtonte me shpejtësi të madhe drejt Poznanit, përplasi një kabinë pagese në autostradë. Pas përplasjes shpërtheu një zjarr, dhe shoferi vdiq menjëherë në vendin e ngjarjes.

Një numër i madh i ekipeve të shërbimeve të emergjencës ndërhyri menjëherë, ndërsa autoritetet nisën një hetim për të sqaruar rrethanat e aksidentit.