Ukraina sulmon me dronë tubacionin rus të naftës që furnizon Hungarinë (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së kaluar, dronët ukrainas sulmuan tubacionin e naftës në Unecha, në rajonin Bryansk të Rusisë. Sulmi u krye nga regjimenti i 14-të i Forcave të Dronëve të Ukrainës, nën komandën e Robert Brovdi (Madyar). Ky është tashmë sulmi i tretë ndaj këtij objekti gjatë muajit gusht.

Sulmet e mëparshme ndodhën më 6 dhe 13 gusht, ndërsa më 18 gusht dronët ukrainas goditën stacionin “Nikolskoye” në rajonin Tambov, duke ndërprerë përkohësisht eksportin e naftës drejt Evropës përmes gazsjellësit “Druzhba”.

Por çështja kryesore qëndron diku tjetër: gazsjellësi “Druzhba” mbetet jetik për regjimin e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenkos, pasi furnizon me naftë të papërpunuar rafineritë Mozyr dhe Novopolotsk në Bjellorusi..