Shkupjani arrestohet në Serbi me 8.3 kg kokainë të fshehur në veturë

Prokuroria e Lartë Publike në Leskovc caktoi masën e paraburgimit për I.S. nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale – prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike.

Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme ndaluan një veturë “Ford” të drejtuar nga i dyshuari në autostradën Nish–Leskovc.

Në hapësirat e krahut të djathtë të përparmë u gjetën nëntë paketa me gjithsej 8.370 gramë kokainë.
Droga u konfiskua, ndërsa kontrabandisti u arrestua.