Më 18 gusht 2025, rreth orës 10:43, policia e Shkupit ka marrë informacion për një grabitje të kryer në një shoqëri financiare në zonën e Çairit. Sipas të dhënave zyrtare, një person ka kërcënuar të punësuarën dhe ka marrë para nga institucioni.
Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe po ndërmerren masa për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.TS