Liridon Useini
Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2021, BDI doli forca e parë politike në Zhelinë me 4296 vota, duke lënë pas BESËN me 3877 vota dhe Aleancën për Shqiptarët me 785. Raundi i dytë solli bashkimin e Besës dhe Aleancës, duke u dhënë atyre 5170 vota kundrejt 5100 të BDI-së, një diferencë minimale prej vetëm 70 votash. Ky ishte një kompromis i përkohshëm, që u tradhëtua nga Besa e që sot nuk ekziston më.
Sot realiteti është krejt ndryshe. Jemi bërë bashkë të gjithë shqiptarët, duke formuar Aleancën Kombëtare për Integrim, një front të fuqishëm politik që sipas matematikës elektorale i siguron mbi 5500 vota. Përballë saj, Besa që nuk vlen më, mbetet e vetme me figura të lodhura e të harxhuara, që përveç humbjes nuk njohin tjetër rezulltat dhe e rrënuar nga skandalet e shitjes së tokave dhe keqpërdorimet, duke mos arritur të sigurojë as bazën e saj tradicionale prej 3500 votash.
Prandaj, për çdo qytetar të ndershëm të Zhelinës është e qartë, këto zgjedhje nuk janë më garë e barabartë, por zgjedhje midis një kandidati të ri, familjar, profesional dhe të dëshmuar në punë, kundrejt një kandidati që premtimet i shëndërroj në mashtrime dhe keqpërdorime. Diferenca e vitit 2021 prej 70 votash tashmë është kthyer në një epërsi të pakapërcyeshme prej mbi 1000 votash në favor të Aleancës Kombëtare për Integrim.
Përfundimi është i qartë: Zhelina më 19 Tetor do të vulosë fitoren e madhe të Aleancës Kombëtare për Integrim, sepse numrat flasin, faktet tregojnë dhe qytetarët nuk harrojnë.
#zgjedhjetlokale2025 #zheline #aleancakombetareperintegrim