Kapet me 11 bimë marihuanë, armë dhe bombë dore, arrestohet 39-vjeçari nga Vallandova

Më 18 gusht 2025, në orën 06:00, policia nga DPB Vallandovë dhe Stacioni Policor i Gjevgjelisë kanë arrestuar E.A. (39) nga fshati Kazandol.

Gjatë kontrollit në banesën dhe ambientet ndihmëse të tij, i kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Gjevgjelisë, ai u kap me 11 bimë Cannabis sativa, një karabinë replikë, fishekë me kalibër 7.9 mm, një bombë dore e vjetër, një çantë dhe disa qese me marihuanë, si dhe sende të tjera me mbetje të marihuanës.

Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet padia përkatëse.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo