Fillimisht premtuan se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, para formimit të Qeverisë, do të miratoheshin ndryshimet kushtetuese për të vijuar rrugën europiane. Gënjyen!
Pastaj premtuan se në 100 ditët e para të Qeverisë do të ndryshonin Kushtetutën. Gënjyen sërish!
Më vonë premtuan se brenda tre muajve do ta realizonin këtë premtim. Gënjyen përsëri!
Tre muajshin e zgjatën dhe premtuan se në gjashtëmujorin e parë të Qeverisë do ta ndryshonin Kushtetutën. Gënjyen si gjithmonë!
Gjatë gjithë këtyre premtimeve përsërisnin se nëse nuk e ndryshonin Kushtetutën, do ta braktisnin Qeverinë. Gënjyen edhe këtu!
Në vend të Bashkimit Europian, VLEN solli “Botën Serbe” bashkë me Dodikun, Vuçiçin, Rusinë dhe Kinën në krye të vendit.
Skandale të përditshme, paaftësi e paprecedentë, servilitet dhe vasalitet të paimagjinueshëm, nënçmim, përbuzje, dështime dhe një ZERO e madhe, këto janë tiparet e VLEN-it. As këto nuk mjaftojnë që ata të drejtojnë kurrizin dhe të largohen nga turpi që i ka kapluar.
Përkujtojmë për të mos u harruar asnjëherë:
• Premtuan 2.500 punësime, qytetarët përfunduan me zero.
• Premtuan 10.000 € për çdo qytetar, qytetarët përfunduan me zero.
• Premtuan Akademi të Shkencave shqiptare, sollën Dodikun.
• Premtuan bankë shqiptare, sollën bankën serbe.
• Premtuan ndryshime kushtetuese dhe integrim europian, sollën Botën Serbe.
• Premtuan programe kombëtare, sollën MTEL-in serb.
• Marrëveshjen e Ohrit ia dorëzuan putinistit Ivan Stoilkoviq.
VLEN-i është dëshmuar botërisht si mashtrim i madh politik dhe turp kombëtar që po u kushton shqiptarëve shtrenjtë: nga të qenurit krenarë dhe në krye të shtetit, tek nënçmimi, përbuzja dhe përjashtimi.
Qytetarët po e presin tetorin!
Tetori është referendum popullor për përfaqësim të denjë, të ndershëm dhe me rezultate konkrete, jo mashtrime, manipulime, skandale dhe korrupsion.