Disa media raportojnë se Roma tani ka arritur një marrëveshje të plotë me klubin e Premier League, Aston Villa, për transferimin e yllit ndërkombëtar të Xhamajkës, Leon Bailey.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio dhe Fabrizio Romano, Roma ka rënë dakord për një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje për sulmuesin e krahut 28-vjeçar, i cili ka kaluar katër sezonet e fundit në Premier League te Villa Park.
Giallorossët do ta marrin Bailey-n fillimisht me një huazim që kushton 2-3 milionë euro, me opsion për ta bërë transferimin të përhershëm më vonë për një tarifë fikse prej 22 milionë eurosh, që mund ta çojë koston totale të marrëveshjes deri në 25 milionë euro.
Sipas Gianluca Di Marzio, ish-sulmuesi i Bayer Leverkusen do të arrijë në kryeqytetin italian të hënën në mbrëmje për të kryer vizitën mjekësore dhe për të nënshkruar dokumentet e fundit para se transferimi të shpallet zyrtarisht.
Roma gjithashtu kishte konsideruar mundësinë e transferimit të Jadon Sancho nga Manchester United, por ky transferim nuk pritet të ndodhë për shkak të kërkesave të larta financiare të lojtarit dhe dëshirës së tij të raporteuar për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Raporte të tjera nga e hëna sugjerojnë se Giallorossët janë të interesuar gjithashtu të shtojnë në sulm yllin e Anglisë U21, Jonathan Rowe, duke e forcuar një repart sulmues që tashmë përfshin Paulo Dybala, Matias Soulé, Tomasso Baldanzi, Lorenzo Pellegrini, Stephan El Shaarawy dhe së shpejti edhe Bailey.