Arrestohet shtetasi grek në Tabanoc për posedim droge

Më 17 gusht 2025, në orën 11:10, në Vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria P.G. (56) nga Republika e Greqisë. Gjatë kontrollit të automjetit “Daimler” – kamper me targa gjermane, të drejtuar prej tij, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.

P.G. është ndaluar në Stacionin Policor të Kumanovës, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.TS