Medai Shaholli: Shkallon Fatmiri i Mickos!

Medai Shaholli

Në tubimin e parë të mbrëmshëm para kërçovarëve si kandidat për kryekomunar, Fatziu i Kërçovës ( Fatmir Limani) si i përzgjedhur i Mickos në përshëndetjen e tij para të pranishmëve të tubuar me këtë rast, i përshëndeti të gjithë bashkësitë etnike veç shqiptarëve.

A ishte kjo paraqitje një anashkalim i qëllimshëm me urdhër të despotit të tij Micko apo një delir i rastit mbetet për t’u parë!

Kësisoj, Fatziu i Kërçovës kandidat për kreun e komunës mes tjerash deklaroi se ai ndihet formalisht si VREDI, që nënkuptonte se djali plëngëprishës ndihet më shumë si komit sesa si vredist.

Kërçova në zgjedhjet e tetorit paraqet një terren të minuar, pasi ndërhyrja e kryekomitit Micko me levat e tij për të sjell Fatziun në krye të komunës së Kërçovës, do ta rikthente Kërçovën si kështjellë të komitëve përmes Hamza Kastriotëve të kohës sonë.

Kështu, ka rrezik jo vetëm Kërçova të shkas si kështjellë shqiptare drejt pushtuesve të vjetër siç janë komitët, por edhe Struga me kandidat që promovohet si kandidat i VREDI-it, ku në të vërtetë ai është kandidat i Mickos dhe i VMRO-së!

Ndaj, votuesit shqiptarë kanë kohë të reflektojnë dhe ta pikasin kandidatin që reklamohet si i pavarur por që pas tij fshihet kandidati i kryekomiti Micko dhe jo një i pavarur!