Ejup Berisha
A e njihni bacën Arbër Cilin Arbër jo ate që ruante dhen e dele por njeriun me mendjen e ndritur dhe me intelegjencën tepër të madhe siç ishte Arbër Xhaferi. Njeri i rralle intelektual dhe vizionar i cili me plot të drejtë përher thoshte se populli shqiptar në Maqedoni e ka më shumë se një hall. Problem serioz ky tha është Kushtetuta që është burim krizash dhe i problemeve të shumta. Me plot
të drejtë tha Arbëri se nuk bën ky akt sepse prodhon shumë probleme e padrejtësi prandaj dy popujt më të mëdhej në Maqedoni duhet të ulen e të bisedojnë seriozisht për ta arritur një ujdi. Kjo diagnozë
e tij me të vërtetë ashtu dhe doli sepse në këtë shtet fal saj shqiptarët ndjenin shume probleme dhe përjetonin plot tensione. Arbëri shumë gjë ra të mençura dhe të duhura në opinion tha e përçoi por fatkeqsisht populli shqiptar atë kurrë drejtë dhe si duhet nuk e kuptoi. Ky asnjë
her të njejtit votë që të zen vend në politikën qëndrore nuk i dha edhe pse Arbëri të jetë aty me të vërtetë këtë e meritoi. Rasti i Arbërit shqiptarët e Maqedonisë duhet ti mësojë e ti vetëdijsoj e kjo është se këta duhet në politikë ta përkrahin njeriun e mençur dhe intelektualin e jo ti besojnë analfabetit apo edhe me keq abdallit.
Write to Ju-pi Berisha