Analisti dhe pronari i portalit Tetovasot, Rami Mislimi, ka reaguar ndaj veprimeve të një deputeteje të VLEN-it, Saranda Imeri , ish-këngëtare, e cila me një propozim ligjor të nënshkruar nga dora e saj, synonte të votonte kundër mediave shqiptare dhe për një ligj tjetër që mund të ndikonte në manipulimin zgjedhor.
Sipas Mislimit, deputetja nuk kishte njohuri të mjaftueshme për ligjin që po inicionte dhe nuk e kuptonte pasojën e votës së saj. Falë ndërhyrjes së deputetëve shqiptarë, veçanërisht të Aleancës Kombëtare dhe Ali Ahmetit, ligji për mediat nuk kaloi, duke e lënë deputeten në situatë të vështirë dhe “me gishtat në gojë”.
Analisti e cilëson këtë si mungesë përgjegjësie dhe njohurie për legjislacionin që ajo vetë po propozonte.
Turp! Nuk di as vetë çfarë inicon, e lëre më të mbrojë shqiptarët shprehet Mislimi.Tetovasot