Fëmijë 10-vjeçar nga Australia lëndohet rëndë në aksident trafiku në Manastir

Më 15.08.2025, në orën 19:19, në Sektorin e Punëve të Brendshme Manastir është raportuar një aksident trafiku në rrugën “Todor Panica” në Manastir.

Një automjet “Renault” me targa vendore, i drejtuar nga N.B. (50) nga Manastiri, ka goditur një këmbësor 10-vjeçar nga Australia. Nga aksidenti, fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Manastirit.

Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Manastir.TS