Zjarri pranë Jazhincës sërish del jashtë kontrollit – rruga mbetet e mbyllur (VIDEO)

Zjarri që përfshiu rajonin pranë Jazhincës është përkeqësuar dhe, sipas informacioneve të fundit, ka dalë sërish jashtë kontrollit.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve zjarrfikëse dhe angazhimit të mjeteve të rënda në terren, era e fortë dhe terreni i vështirë po e vështirësojnë shuarjen e flakëve. Situata është dinamike dhe kërkon vëmendje të shtuar nga autoritetet kompetente.

Rruga rajonale Tetovë–Jazhincë mbetet e mbyllur në të dy drejtimet, dhe qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjen drejt kësaj zone deri në normalizimin e gjendjes./TS